Kosova

Zyrtari i Qeverisë: E njoh Enver Hasanin, por nuk e kontaktova për lirimin e Muslijit nga burgu

“Avokati t’rren, merita e punës është e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese (duke aluduar në Enver Hasanin)”, i kishte thënë zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajrami, personit që po i kërkonte që të intervenonte për ta liruar nga burgu, Elsadat Muslijin, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, këtë gjë e ka mohuar para gjykatës Bajrami, i cili po përballet me drejtësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. I akuzuar është edhe djali i tij, Ardian Bajrami, por ai është ngarkuar me veprën penale të mashtrimit.

Bazuar në aktakuzë, Zahir Bajrami, përmes djalit të tij Adrianit, më 9 shkurt të vitit 2017 ia ka marrë 10 mijë euro të dëmtuarit Musliji, duke i premtuar se do të ndikojë për t`ia heqë dënimin me burgim në Gjykatë të Apelit.

Komentoni