Lajme

Zyrtari i PDK-së: Paska kandiduar Çaushi për kryetar, por gjakovarët nuk i duan komunistët

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Hysen Beqa ka reaguar ndaj kandidimit të Driton Çaushit për kryetar të Gjakovës.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Gjakova, dhe shumë familje të saj patriotike, nuk e kanë duruar dhe nuk e durojnë komunizmin!

Ja postimi i plote i Beqës:

Paska kandiduar për Gjakovën Driton Çaush-esku, vëllai i motrës Teutë e biri i babës Bardhyl!
“Mirë shumë”, por çka pritet nga ky lloj?! Thjesht, asgjë, sepse për të kthyer dinjitetin e shpresën e humbur me gjasë, e shumë përralla të tjera çka paska thënë ky, e kemi një shprehje: “Së pari pastrojë oborrin tënd, pastaj shih oborret e  fqinjëve”.
Vellai i motrës Teutë, paska folur për drejtësi e rregull! A motra e të njëjtit e dënuar për vepra kriminale. E larguar nga sistemi i drejtësisë për krim e korrupsion,  e gjithashtu edhe me vite të tëra duke i ikur drejtësisë me mendimin se drejtësia të harron!
Babai i tij, Prof.Bardhyl, (viteve të fundit të jetës së tij, nuk kishte ndonjë vërejtje për punën e tij edhe intelekuale edhe patriotike) por, në rininë e tij, citoj veprimtarin, Sabri Novosella i cili thotë: U dënova me dëshmitë e babës së Driton Qaushit, Bardhylit. Kurse për këtë mora  disa vite burg të rëndë, ndërsa Bardhyli u shpërblye me bursë në Beograd, si këmbim i spiunimit për mua. E për këtë vepër kriminale në shërbim të okupatorëve serbo-sllavë, Prof. Dr Zekiria Cana pati shkruar një artikull në Gazetën “Rilindja “.
Dritoni, një djal i ri të cilin nuk mund ta vlerësosh, sepse nuk ka bërë asgjë për vendin e tij, sikur bënë moshatarët e tij (P.sh: Elton Zherka, Përmet Vula e shumë të tjerë). Por ky nuk ishte i kësaj rruge!
Nuk ke çka i shton përveç asaj që është një mbështetës i dhunës e krimeve edhe në familjen e tij edhe në partinë e tij kriminale e leniniste. Këtë, “Leniniste” po e them duke u bazuar në kërkesat e zyrtarëve të VV-së, që iu drejtohen rinisë së saj të lexojnë e inspirohen nga Lenini, madje duke i kërcënuar se “Lenini ” mund ti dënoj.

 

1 Comment on Zyrtari i PDK-së: Paska kandiduar Çaushi për kryetar, por gjakovarët nuk i duan komunistët

  1. Ne gjakove sna duhen komuniste

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*