KosovaLajmet

Zv/ministrat nga Kosova në qeverin e Shqipërisë me ose pa ndikim politik

Emërimi i katër zëvendësministrave nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë për disa konsiderohet perspektivë e re për shkak të përvojave të tyre personale por disa konsiderojnë se ky veprim nuk meriton vëmendje. Analisti Artan Muhaxhiri ka thënë se emërimi i katër zëvendësministrave nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë që udhëhiqet nga Edi Rama mund të ofrojë qasje dhe perspektivë të re për shkak të përvojave të tyre profesionale dhe jetësore. Ai e ka çmuar vendimin e Ramës për t’i emëruar katër kosovarë në këto poste, duke shtuar se si formë duket mirë, por si përmbajtje mbetet të vërtetohet, njofton Klan Kosova. “Përvoja profesionale dhe bagazhi jetësor i katër personaliteteve nga Kosova është i ndryshëm nga zëvendësministrat tjerë”, “Ky fakt mund të sjellë perspektivë të re në mënyrën e punës së Qeverisë Rama. Zëvendësministrat tjerë që janë nga Shqipëria e kanë të vështirë t’i shohin problemet nga një perspektivë tjetër”. “Për këtë arsye, katër zëvendësministrat nga Kosova mund ta japin kualitet që u mungon dikasterve përkatëse”. Por ditë më parë analisti politik Nexhmedin Spahiu në një postim të tij në facebook tha se ky veprim nuk meriton vëmendje fare. “Kosova ka pasë zëdhenëse të qeverisë Ulpiana Lamën e tash e ka zëvendës ambasadore në Paris. E ka pasë në dy mandate deputete Alma Lamën e tash e ka ambasadore në Romë e kush nuk e ka ba lajm këtë punë. Nuk e di përse pompohet fakti që i ka emëruar 4 zëvendësministra prej 33-ve që nuk luajnë asnjë rol, pos që marrin një rrogë.Të zgjedhurit e Edi Ramës nga Kosova janë punëtorë të vyeshëm, por që nuk kanë asnjë ndikim politik qoftë në Shqipëri qoftë në Kosovë. Në pushtetin autoritar të Ramës ky është një veprim autoritar dhe poshtrues ndaj bashkëpartiakëve të tij. E ka domëthënien: Trusni bishtin se në Kosovë gjej sa të dua argatë të bindur që më shkojnë për qejfi”, ka thënë Spahiu./KI/

Komentoni