Lajme

Zogaj: Në Kosovë, jo politika, po gënjeshtra është arti i së mundshmes

Politikanët kosovarë kanë përmbysur frazën e njohur “politika është art i së mundshme”, duke e bërë “gënjeshtra është arti i së mundshmes”, ka thënë Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në lëvizjen “Fol”. Sipas tij, për shkak të qasjes së shtrembëruar që kosovarët kanë me ‘besimin’ ndaj politikës, tolerojnë politikanë që japin premtime, e të cilat dhe vetë qytetarët janë të bindur që nuk do t’i realizojnë, por që prapë u japin mbështetje.

Zogaj ka thënë se duke mos iu kushtuar vëmendje, duke mos i mbajtur përgjegjës për fjalët e dhëna dhe duke mos kërkuar që premtimet të jetësohen, është krijuar një klasë politike përbindësh në raport me qeverisjen dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pra njerëzit pavarësisht që u përsëritet e njëjta gënjeshtër nga një elitë e caktuar politike, prapë besojnë që gjërat mund të rregullohen po përmes këtyre politikanëve recidivistë”, ka thënë ai.

Zogaj nuk i ka lënë pa përgjegjësi edhe qytetarët, të cilët, siç ka thënë ai, po bëhen pjesë e një logjikë klienteliste të qeverisjes, dhe e cila më së shumti i shkon për shtati klasës së politikanëve të korruptuar. Kur është fjala për logjikën jo të mirë qeverisëse, sipas Zogajt, përjashtim nuk bëjnë as partitë opozitare.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*