Lajme

Zjarri në malin e Rrencit – 100 efektivë të ushtrisë dhe një helikopter u angazhuan në shuarjen e zjarrit

Forcat e Armatosura kontribuuan në operacionin për shuarjen e zjarrit masiv që përfshiu pasditen e djeshme Malin e Shengjinit në Lezhë, nga i cili rrezikoheshin banesa, por dhe cisterna karburanti, të cilat ndodhen afër portit.

Në këtë operacion u angazhuan mbi 100 efektivë të Batalionit Vau i Dejës dhe Batalionit Komando.

Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasdites së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit.

Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.

Njëherësh, 4 mjete zjarrfikëse të Komandës Mbështetëse u angazhuan në operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Shëngjinit në Lezhë.

Aktualisht rreth 20 forca po qëndrojnë në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre.

14087332_10205788171098316_1016818089_o 14087758_10205788171778333_255346343_o 14113814_10205788171378323_243751806_o 14113835_10205788171138317_914746105_o 14123384_10205788171498326_814553797_o 14139434_10205788171858335_1441597428_o

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*