Kosova

Zjarrfikësit në Ferizaj shpëtojnë qenin e rënë në bunar (Video)

Zjarrfikësit në Ferizaj kanë arritur të shpëtojnë një qen që kishte rënë në një bunar, të mërkurën.

Në një video të dërguar në Koha.net, shihet se qeni nxirret nga zjarrfikësit në një kovë dhe se duket në gjendje të mirë. Sipas lexuesit të Koha.net, qytetarët kishin njoftuar zjarrfikësit se ky qen ishte aty që nga mëngjesi.

Zjarrfikësit kanë treguar për Koha.net se bunari ishte i thellë rreth dhjetë metra.

Komentoni