Kosova

Zhbogar: Demarkacioni kusht i BE-së për Kosovën

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se BE-ja pret se Kuvendi i Kosovës do të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Zhbogar ka thënë gjithashtu se protestat dhe demonstratat janë demokratike, derisa ato janë paqësore por ai është shprehur kundër dhunës në Kuvendë, “aty vendoset me vota, me shumice votash” dhe sipas tij nuk ka vend për dhunë.

“Qendrimi i BE-së është qe Kuvendi i Kosovës duhet ta ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e zi. Ne mendojmë se kjo çështje duhet të përmbyllet, kjo është edhe kusht i BE-së për Liberalizimin e vizave. Nga ana jone ne nuk kemi dashur te përzihemi lidhur me demarkacionin, ne nuk jemi marr me harta, ketë e kane bere ekspertet vendorë edhe ndërkombëtar”, ka thënë Zhbogar për RTK-në.

Me miratimin e marrëveshjes për kufirin plotësohet një nga kushtet për liberalizimin e vizave me Kosovën, ka thënë Zhbogar.

Mbetet edhe luftimi gjithashtu i korrupsionit në vend, që gjithashtu është një nga kushtet për lirinë e lëvizjes. Zhbogar gjithashtu ka dënuar sulmin më mjete shpërthyese të para do ditëve mbi objektin e RTK-së.

“BE-ja ka përkrahë dhe do ta përkrahë transmetuesin publik, RTK-në. Duhet të gjetur burime për të financuar këtë transmetues publikë”, ka thënë Zhbogar. Ai ka fol edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, duke shtuar se beson se edhe kjo çështje do të zgjidhet.

Komentoni