KosovaToplajm

Zgjidhje përmes Kanunit e jo ligjit, gjashtë të vdekur për një javë

Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar një rritje të ndjeshme nga viti i kaluar.

15 persona janë vrarë këtë vit deri në muajin korrik për dallim nga viti 2015, ku gjatë tërë vitit kishte vetëm 11 vrasje, shkruan Zëri.

Vetëm në shtatë ditët e fundit vendi është tronditur me gjashtë vrasje të njëpasnjëshme.

“Java e vdekjes” nisi në Ferizaj më 18 gusht, ku u vra një mashkull 20-vjeçar. Ajo vazhdoi në Gjakovë, ku në mesditën e 23 gushtit u vranë tre persona ndërsa të enjten në mbrëma në Deçan nga hakmarrja mbetën të vrarë edhe dy vëllezër.

Njohësit e çështjeve të drejtësisë dhe të sigurisë kanë vlerësuar se organet e drejtësisë në Kosovë nuk janë duke funksionuar si duhet. Sipas tyre, nga ky mosfunksionim i institucioneve në fjalë qytetarët po e marrin vetë rolin e drejtësisë, duke shuar jetë njerëzish.

Komentoni