EkonomiToplajm

Zgjerimi i rrugëve pa studim fizibiliteti dhe sigurie

Asfaltimi me gurë vullkanikë i tetë kilometrave të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, nga hyrja e Prishtinës deri në hyrje të Lipjanit, në vlerë prej 1 milionë e 300 mijë eurosh po del të jetë i gabuar, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës, 8 vite pas këtij asfaltimi, ka angazhuar kompani për t’i prishur rrugët që u shtruan pa plan dhe t’i ndërtojë të rejat pa studim fizibiliteti e sigurie, transmeton Koha.net.

Muret ndarëse nga metali që i kishin kushtuar Qeverisë mbi 200 mijë euro për këtë rrugë janë larguar, pasi Ministria e Infrastrukturës ka filluar me zgjerimin e rrugës në tri korsi, duke e larguar brezin ndarës përgjatë magjistrales.

Komentoni