Lajme

Zgjedhjet për “Bajramin e Madh”, reagon myftiu i Shkodrës: As në komunizëm nuk ndodhte

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari duket se nuk e ka mirëpritur vendim e marrë që zgjedhjet të mbahen më 25 Qershor, dhe për këtë situatë ka fajësuar liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kjo datë zgjedhjesh përkon me datën e parë të festës së Bajramit të Madh, myftiu shpreh pakënaqësinë e tij dhe shton se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në komunizëm, ndonëse feja ishte e ndaluar.

“Jemi befasuar nga dy drejtuesit kryesor kur dëgjuam se caktuan zgjedhjet ditën e Bajramit. Një fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhur, edhe pse feja ishte e ndaluar. Natyrshëm ne presim reagimin e KMSH, por kjo është e pafalshme ndaj shenjtërisë së kësaj dite. Festat tona janë të shenjta e solide që prekja e tyre duhet të jetë kufi i ndaluar për të gjithë”, ka thënë Sytari në një prononcim për mediat.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*