LifeStyle

Zgjateni gishtin tuaj të unazës drejt pëllëmbës së dorës dhe mbajeni për disa sekonda – Do e dashuroni arsyen…!

A e dinit se sekreti i çdo shërimi qëndron në duart tuaja? Harmonia dhe paqja do të bëhen pjesë e jetës suaj të përditshme dhe e gjithë ajo çka duhet të bëni është të mësoni thelbin e “Mudras”. Mudrat janë gjestet që ju bëni me duart tuaja sa herë që praktikoni joga. Ju në të vërtetë, keni nevojë për “mudra” për të sjellë gëzim në jetën tuaj.

Përdorni “mudras” për të lëvizur energjinë në trupin tuaj. Bëhet fjalë për nervat në gishta që janë disi të lidhura me kanalet e energjisë në trupin tuaj. Ju mund ta bëni këtë në çdo kohë dhe në çdo vend. Ju thjesht duhet të gjeni vendin më të mirë për t’u çlodhur.

Disa përfitime të Mudras:

Mudra e jetës
Bashkojini gishtat fort me njëri-tjetrin. Bëni të njëjtën gjë me të dyja duart. Mbajini gishtat në këtë pozicion për të parandaluar lodhjen, lehtësimin e problemeve të shikimit, për të rritur imunitetin dhe për të stimuluar energjinë tuaj.

Mudra e Dijes
Bashkoni gishtin e madh dhe gishtin tregues. Mbajini gishtat e tjerë të zgjatur. Kjo do të lehtësojë mendjen dhe do të përmirësojë përqendrimin tuaj. Ndihmon për pagjumësinë, stresin dhe depresionin.

Mudra e Tokës
Bashkoni gishtin e madh me gishtin e katërt të dorës. Shtypni fort . Kjo do t’ju ndihmojë të balanconi elementin e Tokës në trupin tuaj dhe të përmirësoni tretjen. Kini parasysh që gjithmonë gishtat e tjerë duhet ti zgjasni shumë. Mos I mbani të përthyer, ndryshe këto nuk do të kenë efekt.

Mudra e Ajrit
Gishtin tregues futeni poshtë gishtit të madh dhe rëndojini. Kjo do t’ju ndihmojë të lehtësoni kapsllëkun.

Mudra e Ujit
Bashkoni gishtin e madh me gishtin e vogël. Bëjeni këtë kur jeni ulur. Kjo do të lehtësojë dhimbjet  dhe do të zvogëlojë thatësinë në gojën tuaj.

Mudra e Zjarrit
Bashkoni gishtin e mesit me gishtin e madh. Shtypini fortë. Bëjeni këtë në mëngjes para se të hani ose të pini ndonjë gjë. Bëni mudran e zjarrit për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe metabolizmin.

Mudra e zbrazjes
Gishtin e mesit përthyjeni shumë. Sipër i vendosni gishtin e madh. Kjo do t’ju ndihmojë të trajtoni marrjen e mendve, problemet me gjuhën, hundën dhe veshët tuaj.

Komentoni