Bota

Zeman nuk siguron fitoren në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Çeki

Presidenti aktual i Çekisë, Milos Zeman, ka siguruar shumicën e votave në raundin e parë të votimeve për zgjedhjet presidenciale, mirëpo jo mjaftueshëm për të fituar.

Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, Zeman ka fituar 39 për qind të votave, duke u përcjellë nga ish udhëheqësi i Akademisë së Shkencave, Jiri Drahos me 24 për qind.

Kandidatët e tjerë kanë fituar më pak se 10 për qind.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve do të përballen Zeman dhe Drahos, të cilat do të mbahen më 26-27 janar.

Presidentët çekë kanë fuqi ekzekutive të limituar në Çeki, mirëpo Zeman i zgjedhur president fillimisht më 2013 dhe paraardhësit e tij kanë pasur ndikim të madh në debatin publik.

Zeman njihet për qasjet e tij kundër imigrantëve, ato pro-ruse dhe pro-kineze.

Kandidati tjetër, Jiri Drahos, konsiderohet liberal pro-evropian.

Dalja në këto zgjedhje ka qenë rreth 60 për qind.

Komentoni