Kosova

Zemaj- Buliqit: Asgjë të re nuk prezantuat për demarkacionin

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka vlerësuar se kreu i Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, nuk ka prezantuar diçka të re para komisionit për Integrime Europiane. 

“Sot nuk dëgjova asgjë të re, bash asgjë të re”, i ka thënë Zemaj bashkëpartiakut të tij, në komision.

“Mu po ma intereson ju çka doni me bo, edhe me kontroll efektiv që e përmendet. Çka është kontrolli efektiv sipas jush?”, ka pyetur deputeti Zemaj Bullqin.

“Nëse ka diçka të fshehur ju zotëri Bulliqi, atëherë nëse s’është për publikun atëherë renditni, komisioni mund t’i dëgjojë edhe me dyer te mbyllura”, ka propozuar ai në Komision parlamentar.

“Nëse s’ka diçka tjetër, atëherë ky proces nuk ec tutje kështu. Vetëm po e gjuajmë topin prej një komisioni tek komisioni tjetër”, ka shtuar deputeti i LDK’së.

“Nuk dëgjova diçka të re, as nga aspekti kadastral nuk pat diçka të re”, tha Armend Zemaj, duke kritikuar Shpejtim Bulliqin. /rtk/

Komentoni