Kosova

Zeka në intervistën 60 sekondëshe, tregon sa e ka rrogën dhe kush është politikani më simpatik (Video)

Deputeti nga radhët e koalicionti PANA, Milaim Zeka ka qenë i ftuar këtë javë në intervistën më të shkurtër të Prives.

Në vetëm 60 sekonda, ai i është përgjigjur shumë pyetjeve, ndër to edhe pyetjeve pikante.

Tha se Jakup Krasniqi është politikani më simpatik, dhe se peng i ka mbetur që nuk ka sharë më shumë në Parlament.

Tregoi gjithashtu se rroga e tij prej deputeti është 1488 euro, të cilat nuk i dalin as për dhjetë ditë, dhe se në politikë është futur për të ndryshuar në mënyrë radikale jetën sociale të qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë në pyetjen më pikante se cila është pozita e tij e preferuar në seks, Zeka nuk arriti të përgjigjet në sekondat e fundit të intervistës.

Komentoni