Lajme

Zbulohet një organizëm misterioz në thellësi të oqeanit Paqësor

Në thellësitë e oqeanit Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë bëhet një zbulim i çuditshëm.

Disa studiues që merrem me vëzhgime nënujore në brigjet e Santa Barbara, në mauzoleun detar të “Channel Islands”, kanë zbuluar një organizëm sferik, pa cepa, si dhe i mistershëm gjithashtu edhe për shkak të aspektit shkëlqyes ngjyrë lejla të ndezur.

Shkencëtarët e “Ocean Exploration Trust” e filmuan dhe morën këtë zbulim, për t’i bërë analiza, në një thellësi prej 1 500 metrash.

Ndoshta bëhet fjalë për një lloj kërmill deti, kanë shpjeguar shkencëtarët për “Guardian”.

Pasi u nxor në sipërfaqe, ky organizëm u hap më dysh, duke treguar një lloj këmbe dhe sensorë, që janë struktura të ngjashme me veshët.

Për sa i përket shkëlqimit të saj ndoshta është një efekt i dritës që përdorte nëndetësja për eksplorimin nënujor.

Shkencëtarët e kanë dërguar një kampion të lëkurës tek “Harvard Museum of Comparative Zoology” për analizat e ADN-së.

Konfirmimi nëse bëhet fjalë për një organizëm të ri mund të vijë për disa muaj. /ATSH/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*