Shkencë

Zbulohet një fenomen misterioz në Gjithësi

Një grup i astronomëve amatorë kanë zbuluar lidhjen misterioze në Univers, sipas të cilit ylli Xhuxhi i Bardhë shkëlqen yjet e saj të afërta të ngjashme, xhuxhët kuq, me valë ultravjollcë e deri te ato të radios. Kjo lidhje për herë të parë u zbulua nga ekspertët yjorë në Gjermani, Belgjikë dhe Britani të Madhe vitin e kaluar dhe atë mes dy yjeve në sistemin AR Scorpii – rreth 380 vjet drite larg nga Toka.

Studimi i këtij fenomeni është publikuar në revistën britanike shkencore “Nature”, ku sqarohet në mënyrë të detajuar ky fenomen, pasi u studiua nga teleskopët e avancuar të Observatorit Jugor Evropian. Ekspertët nga Universiteti i Warwickut paraqitën dëshmi se me sa shpejtësi të madhe rrotulluese një Xhuxh i Bardhë me madhësi të ngjashme me Tokën (e me masë 200 mijë herë më të madhe), lëshon rrezatim te një yll i afërt në orbitë, transmeton Telegrafi.

Intensiteti i rrezatimit është aq i fortë sa që Xhuxh i Kuq për shkak të kësaj shkëlqen dhe zbehet për pothuajse njëzet minuta, ndërsa Observatori Evropian këtë shembull e përshkruan si ndërveprim gjatë të cilit Xhuxhi i Bardhë përshpejton elektronet pothuajse me shpejtësinë e dritës, të cilat lëshojnë grimca të energjisë së madhe që fluturojnë në hapësirë. Edhe pse Xhuxhi përshpejton lëvizjen e elektroneve, origjina e tyre tani për tani mbetet një mister i pashpjegueshëm.

Hulumtuesi kryesor në studim, që është anëtar i grupit të Astrofizikës në Universitetin e Warwickut, Tom Marsh, ka thënë se konstelacioni AR Scorpii u zbulua 40 vjet më parë, por natyra e tij e vërtetë është vërejtur pasi filloi të studiohet vitin e kaluar. Atëherë ata gjetën dëshmi të jashtëzakonshme, për çka ky zbulim është një hap i madh për të gjithë astronomët amatorë dhe akademikë. 

Komentoni