Kuriozitet

Zbulohet mumia me atlete të vjetra 1500 vjet

Arkeologët kanë zbuluar në malet Altai trupin e mumificuar të një gruaje atletet e së cilës përkujtojnë markën “Adidas” tha përfaqësuesi i muzeut Mongolian “Kovda”.

Mumia vlerësohet të jetë e vjetër 1.500 vite. Në një lartësi prej 2.800 metra, është gjetur varri i saj, për çka mumia është ruajtur mirë.

“Në këmbët e gruas ishin atletet që i ngjanin çizmeve për dëborë të kompanisë” Adidas”.Përveç trupit ka pasur edhe gjëra të tjera – enët e ndryshme, veshje, litar, kokë dele, eshtrat e kafshëve të tjera, “tha një përfaqësues i muzeut. Pasi fotoja e mumisë u shfaq në internet, përdoruesit kanë ardhur në përfundim se gruaja e ndjerë mund të jetë një udhëtare në kohë.

“Njerëzit mendojnë se mumia është 1.500 vjeçare, që bart atlete adidas, është dëshmia e udhëtimit në kohë”, tha një prej përdoruesve të internetit.

Sipas arkeologëve, ky është varri i parë turk zbuluar në Mongoli. Në këtë pikë, shkencëtarët janë duke studiuar mumien, e vendosur në një nga mjediset e muzeut “Kovda”. /KI/

Komentoni