Hi Tech

Zbulohet makina e një vetëvrasjeje të butë

Shpikësi i një makine që realizon vetëvrasje me pamje futuristike pohon se kushdo mund që dëshiron të ndërpresë jetën e tij në mënyrë paqësore do ta mund ta bëjë këtë vetëm duke shtypur një buton.

Kapsula e vdekjes mund të jetë në 3D dhe të vendoset në çdo vend të botës, me dizajnë të ndryshme.

Me emrin Sarco, makina i ngjan një anije kozmike. Por në vend të një udhëtimi intergalaktik, ajo do ti dërgojë udhëtarët e saj ‘në botën tjetër të ekzistencës’, sipas Philip Nitschke, i cili doli me këtë ide së bashku me inxhinierin Alexander Bannik. “Shpikja ofron qetësi dhe unë do të thoja një vdekje ‘elegante’.”

Sarco nuk përdor ndonjë lloj droge apo ekspertizë të veçantë siç është futja e gjilpërës intravenoze.

Nitschke është mjeku i parë në botë që ka administruar një injeksion legal dhe vdekjeprurës. Ai themeloi i Exit International, një OJQ që bën fushatë për legalizimin e vetëvrasjeve të asistuar.

Sarco përbëhet nga një bazë, që përmban azot të lëngshëm dhe një kabinë me një shtrat të shtrirë si edhe një buton me prekje brenda. Kushdo që do të përdorë makinën vdekjeprurëse duhet të kalojë një pyetësor online mendor për të marrë një kod katërshifror për të hyrë në kabinë. Personi që përdor kodin pyetet përsëri nëse dëshiron të vdesë kur hyn brenda Sarco.

Sapo të aktivizohet me anë të klikimit të një butoni, njohjes së zërit apo lëvizjes së syrit, kabina do të mbushet me azot duke rënë me shpejtësi niveli i oksigjenit.

“Brenda një minute, nivelet e oksigjenit kanë rënë në një pikë ku ka një humbje të pashmangshme të vetëdijes, e ndjekur nga një vdekje paqësore,”-raportoi Australian.

Kabina më pas mund të shkëputet dhe të përdoret si arkivol ndërsa baza është e ripërdorshme.

Krijuesit e Sarco vlerësojnë që kostoja e shtypjes të jetë rreth 1200 dollarë.

Komentoni