Lajme

Zbulohen lidhjet ruse me sulmin kibernetik ndaj demokratëve

Dy kompani kibernetike amerikane kanë thënë se analizat e kryera mbi ndërhyrjet në kompjuterët e Partisë Demokrate amerikane tregojnë se janë kryer nga “hackerë” rusë.

Të dy kompanitë amerikane përmes një komunikate të publikuar mbrëmë thonë se “domenët” e internetit që janë shfrytëzuar për të sulmuar kompjuterët e demokratëve çojnë te një grup rus i quajtur “Fancy Bear”.

Ky grup ka lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

I njëjti grup e ka kryer edhe sulmin mbi kompjuterët e Komitetit Kombëtar Demokrat në muajin qershor, kanë thënë kompanitë, “Fidelis Cybersecurity” dhe “ThreatConnect”.

Komiteti Demokrat e ka drejtuar gishtin ndaj Rusisë që së paku dy javë, duke thënë se publikimi i emailave nga faqja e internetit “Wikileaks” ka për qëllim që të ndihmohet, Donald Trump, rivali i kandidates demokrate për president, Hillary Clinton.

Rusia deri më tash disa herë e ka mohuar se qëndron prapa sulmeve të tilla kibernetike.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*