Lajme

Zbrazet puseta ku humbi jetën 12-vjeçari, ishte e thellë 6 metra

Pas një jave prej kur ka ndodhur tragjedia, komuna e Vitisë ka larguar ujin nga puseta ku humbi jetën 12 vjeçari nga fshati Zllatar.

Drejtori i Inspekcionit i komunës së Vitisë, Skënder Ahmeti, thotë se meqë kjo parcelë është pronë private nuk kanë qenë në dijeni për këtë të ashtuquajtur pusetë, transmeton KTV.

Ahmeti ka thënë se është dashur rreth 7 orë kohë për të larguar komplet ujin nga kjo pjesë, pasi thellësia e saj ka qenë mbi 6 m.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar, ndërsa për rastin hetime ka filluar edhe prokuroria e Gjilanit.

Siç merr vesh KTV-së, parcela prej 66 hektarë ku edhe ka vdekur aksidentalisht 12 vjeçari nga fshati Zllatar i takon disa pronarëve. Njëri nga ta Mjedi Zymberi të cilin është munduar ta kontaktojë KTV-ja nuk ka qenë i qasshëm.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*