Uncategorized @sq

Zbardhet skema e paisjes së nëntokës turke me pasaporta serbe

Në Novi Pazar më 9 nëntor është arrestuar shtetasi I Turqisë I cili përmes zyrtarëve të ofiqarisë siguronte pasaporta për rreth 300 bashkëatdhetar të tij. Në mesin e atyre që kanë blerë pasaporta serbe, ka emra të njohur të nëntokës turke. Ata kanë marrë pasaporta original serb me emra të rremë, që I kanë paguar me nga 10.000 euro. Me ato pasaporta ata kanë mundur të udhëtojnë lirshëm në tërë evropën, madje edhe nëse kishte fletndjekje të kuqe të Interpolit për ta. Cmimi I pasaportës serbe kur identiteti nuk ndryhsohej ka qenë 2.000 euro. Institucionet serbe tani po këmbejnë të dhënat me shtetin turk dhe ato evropiane. Policia serbe ka arrestuar katër zyrtarë të ofiqarisë nga rajoni I Rrashkës: Shaban Hodzic nga Tutini, Nazif Kahrovic nga Novi Pazari, Vehbo Sadikovic nga Tutini dhe Ermedin Kolashinac nga Sjenica./KI/

Komentoni