ShowBiz

Zaimina Vasjari do bëhet nënë, pranoi hapur shtatzëninë (Foto)

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari ka disa kohë që merr vëmendjen e mediave për jetën e saj private.

Prej disa kohësh, ajo është në një lidhje dashurie me një biznesmen, por asnjëherë nuk ka folur rreth kësaj marrëdhënie.

Sot për herë të parë ajo na tregoi të gjithëve se do të bëhet nënë pasi është gjashtë muajsh shtatzënë.

Ka disa kohë që është shkëputur nga muzika dhe mungesa e saj është vënë re nga të gjithë. Por Zaimina nuk qëndroi larg syrit të publikut pasi vazhdon të publikojë fustanet nga dyqani i veshjeve me emrin e saj.

Komentoni