Lajme

Ymrane Shahiqi zgjedhet kryetare e Forumit të Gruas në Gjilan

Në vazhdën e procesit të konsolidimit të Forumeve të Aleancës Kosova e Re, në praninë e një numri të madh të grave, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i të Forumit të Gruas në degën e Gjilanit.

Në tubim ishte e dukshme pjesëmarrja masive dhe interesimi i madh nga gratë për anëtarësim në Aleancën Kosova e Re.  

Në prani të 161 delegateve, Kuvendi i ka vazhduar punimet ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash, kryetare e Forumit të Gruas së degës së AKR-së në Gjilan është zgjedhur Ymrane Shahiqi.

Duke i falënderuar delegatet për besimin e dhënë, Shahiqi tha se ky është fillimi i një rrugëtimi të gjatë deri në fitore me njeriun më vizionar të vendit, presidentin Behgjet Pacolli.

Punimet e Kuvendit në emër të presidentit Behgjet Pacolli, i përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili foli për plan-programin e AKR-së. Ai tha se me qeverisjen e AKR-së, nuk do të rritet pasuria e politikanëve të korruptuar, por ajo e qytetarëve. 

“Do të krijojmë shtet të rendit dhe ligjit, do t’i zhbllokojmë gjykatat të cilat kanë mbi 400 mijë lëndë të pazgjidhura. Për të gjitha këto ne kemi plane, sepse AKR-ja ka edhe institutin e saj për zhvillimin e Kosovës”, ka shtuar Makolli. Ndërsa koordinatorja e Forumit të Gruas në AKR, Mirlindë Gashi theksoi se AKR-ja ka projekte për të ardhmen, të cilat garantojnë pozitën e merituar për gruan në shoqëri.

Në Kuvend foli edhe koordinatori i degës së AKR-së në Gjilan, Ismet Hajdini, i cili tha se Aleanca Kosova e Re është e vetmja alternativë dhe e vetmja rrugë për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë 14 anëtarësh të Forumit të degës. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*