Lajme

Ymeri: Thaçi po insiston në agresionin e tij ndaj territorit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje sërish i është drejtuar opinionit publik, pas thirrjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për ta votuar ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, i cili njëkohësisht garanton qytetarët se Kosova nuk humb territor me atë marrëveshje.

Kreu i Vetëvendosjes përmes një shënimi në Facebook, thirrjen e Thaçit e ka quajtur kërcenim e shantazh, duke insistuar sipas tij, ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit të Kosovës.

“Kumbara i familjes Pronto, Thaçi, po vazhdon të insistojë që agresionin e tij ndaj territorit të Kosovës ta shndërrojë në realitet institucional përmes Kuvendit. Natyrisht që mafiozët si puna e tij nuk dijnë ndryshe të kryejnë punë pos përmes kërcënimit, shantazhit, reketit, zhvatjes e mitos. Kështu e kapi shtetin, pastaj Presidencën. Tash kështu po donë ta çojë deri në fund agresionin ndaj territorit”, shkruan Ymeri.

Ymeri konsideron se deklaratat e presidentit Thaçi nuk duhen besuar në asnjë rrethanë, edhe pot ë mos kishin qenë argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve.

“Edhe po të mos kishin qenë fare argumentet e ekspertëve e dëshmitë e banorëve, vet fakti që një mafioz si Thaçi po e mbron me kaq zell këtë marrëveshje, është i mjaftueshëm për të mos e pranuar atë. Lëre më që nuk mund ta gjesh një njeri që ta thotë se me këtë marrëveshje nuk humbim asgjë”, ka shkruar tutje Ymeri.

Ai ndër të tjera ka ritheksuar qëndrimin e tij për kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se kundërshtimi i kësaj marrëveshje është edhe kundërshtim I krimit.

“Kjo pronto klikë kriminelësh luftohet duke ua luftuar vendimet. Cilindo vendim në cilëndo kohë. Deri në gjunjëzimin e plotë të tyre. Kundërshtimi i marrëveshjes për demarkacion është kundërshtim i krimit, siç është luftimi i kriminelëve luftim i vendimeve të tyre kriminale”, ka përfunduar Ymeri.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*