Lajme

Ymeri: Thaçi e Mustafa qëllimshëm cenuan territorin e Kosovës

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e Kuvendit të Kosovës përsëriti qëndrimin e tyre se marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi më 1 shtator i është dhënë fundi.

Ai tha se kjo marrëveshje është mbrojtur nga kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi dhe është cenim i qëllimshëm i territorit.

Ymeri tha se kundërshtimi i përbashkët i opozitës dëshmoi se 8200 hektarë tokë në kufi mbrohen në Prishtinë. 

“Marrëveshja e Thaçit rrezikonte 8200 hektar por kundërshtimi i përbashkët dëshmoj që rreziku vjen nga Prishtina nga Thaçi e Mustafa. Sot kemi kuvend por s’kemi marrëveshje për demarkacion, kjo është fitore për Kosovën sepse republikës iu mbrojt territori, kjo është fitore e opozitës dhe atyre që kundërshtuan këtë marrëveshje, është fitore e popullit të Kosovës. Ishte dëshmia që Thaçi e Mustafa, e ata pak që e mbështesin këtë marrëveshje janë të vetëm, ndryshe nuk do të z’brapëshin. Do të vazhdojmë deri në  zhbërjen e kësaj qeverisje me mendje kriminale”, tha ai.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*