Kosova

Ymeri: Një pjesë e njerëzve në VV nuk po pajtohen me mënyrën e funksinimit të partisë

Pas zhvillimeve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri, i cili është shprehur se sekretari organizativ i këtij subjekti Dardan Molliqaj, ka qenë cak i sulmeve e shpifjeve brenda Lëvizjes.

“Te Dardani dhe Aida nuk është se kam pa grupe të caktuara, por janë vërejtur individë të caktuar që kanë vërejtje në mënyrën se si po funksionin Vetëvendosja. E pranoj që Molliqaj ka qenë cak i shpifjeve nga disa individë dhe aktivistë të caktuar”, ka deklaruar Ymeri në Rubikon.

Ai tha se në Lëvizjen Vetëvendosje ka një kohë që ka dallime në mendime. “Ka pasur fushata, linçime tash e një vit’”.

“Problemi i madh që u shpërfaq në VV, është se si një pjesë e njërzve në këtë parti nuk po pajtohen me mënyrën e funksionimit të kësaj partie”, tha ai, transmeton Gazetametro.

Sipas Ymerit, ka mospajtime për mënyrën dhe metodën se si tutje do të vazhdoj demokratizimi i VV-së.

Ndërsa, duke folur për gjuhën e përdorur nga Aida Dërguti, në një komunikimim të brendshëm të deputetëve të VV-së, ku Albin Kurtin e quajti “mut’,  Ymeri tha se është e papranueshme.

“Ka qenë një gjuhë e papranueshme dhe se është dënuar nga të gjithë”, tha ai.

Komentoni