Kosova

Ymeri: Mustafa është qyqar që fshihet nën sqetullat e kriminelëve “Pronto”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar statusin e fundit të kryeministrit Isa Mustafa, për të cilin ka thënë se është një qyqar që fshihet nën sqetullat, sipas tij, të kriminelëve “Pronto”.

Mustafa, në profilin e vet të Facebookut sot ka bërë një paralele ndërmjet zhvillimeve në botë dhe atyre në Kosovë. Sipas asaj që ka shkruar, realitetin e luftarak botëror, kryeministri e ka parë edhe në vendin tonë, transmeton Koha.net. Mustafa, ka detektuar shumë lajme që sipas tij, veprohet dhunshëm nëse vazhdohet me procese demokratike, ndërsa ka paralajmëruar se të tjerët mund at shfrytëzojnë këtë situatë e ShBA dhe vendet tjera, parasheh ai, mund të mos jenë në anën e Kosovës, ndërsa Ymeri i është kundërpërgjigjur duke thënë se kryeministri nuk është trim.

“Si të lexohet postimi i sotëm i kreut të regjimit kriminal, Isa Mustafa? Vrojtim mbi situatën në botë? Keqardhje për shumë jetë të humbura nëpër konflikte gjithandej? Mustafa nuk çanë kokën as për qytetarët e Kosovës e lëre më të botës. Ai që këtyre qytetarëve për çdo ditë ua mbanë krimin mbi kokë, që i kërcënon e arreston secilin qytetar që mendon ndryshe nga ai, që ua cungon territorin e ua tjetërson livadhet, bjeshkët, ujin e pasuritë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

“Mustafa nuk çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre. Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ”Rançin”, apo tenderët që ua jepte djemve)”.

“Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmerrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime (diku diku fetwah) për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës”.

“Dakord që ‘Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi’. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre”.

Komentoni