Kosova

Ymeri: Ideali i Xhevë e Fehmi Lladrovci është braktisur nga qeveria

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ditën e përvjetorit të rënies së Xhevë e Fehmi Lladrvcit, ka shprehur respekt për sakrificën e tyre.

Ai ka thënë se idealet e këtyre dëshmorëve jo që nuk po përfillet nga qeveria, por edhe po braktisen tërësisht nga ajo.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:

Sot përkujtojmë me respektin më të thellë sakrificën sublime të heronjve Xhevë e Fehmi Lladrovci, të rënë dëshmorë para 18 vitesh.

Gjaku i derdhur për lirinë, për forcimin e mirëqenien e Kosovës, për drejtësi historike ndaj popullit tonë të vuajtur, e për bashkim kombëtar, arriti ta çelë horizontin e së ardhmes politike për ne.

Ideali i Fehmi e Xhevë Lladrovcit për çlirim e liri, për sovranitet e bashkim, për zhvillim e progres, për ushtri e integritet, pa krim e korrupsion, jo vetëm që nuk janë realizuar ende por edhe janë braktisur si synime nga qeveria në Kosovë. Mirëpo, këto ideale të Fehmi e Xhevë Lladrovcit i gjen kudo në popull tek i cili është besimi dhe shpresa jonë.

Xheva e Fehmiu vazhdojnë të na frymëzojnë e të na e ndriçojnë rrugën përpara, sado që uzurpatorët e shovenët duan të na e mbyllin.

I përjetshëm do të jetë nderimi ynë për ta dhe lavdia e tyre! 

Komentoni