Lajme

Ymeri i reagon Thaçit

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj Kishës Ortodokse që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke thënë se ky është simbol i regjimit okupator e gjenocidial i Millosheviqit.

Ai i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se po i del në mbrojtje “këtij narracioni të Millosheviqit”, përcjellë Indeksonline.

Lexoni postimin e plotë të Ymerit:

Objekti kishtar i ndërtuar në hapësirën universitare në Prishtinë, dhe i inauguruar në janar të vitit 1999 është simbol i regjimit okupator, fashist e gjenocidal të Millosheviqit dhe shtetit të Serbisë.

Ky objekt nuk mund të ndahet nga ajo çfarë ai përfaqëson, nga ajo që është synuar të përfaqësojë – hegjemoninë dhe gjithëpushtetshmërinë e Serbisë dhe kriminelëve të Millosheviqit në Kosovë të vendosur kundër vatrës së rezistencës dhe luftës për çlirim kombëtar të shqiptarëve që simbolizohej me Universitetin.

Pra, i ashtuquajturi President, i votuar nën masa të dhunshme, Hashim Thaçi, tash drejtpërdrejt po i del në mbrojtje pikërisht këtij narracioni të Millosheviqit (aq më tepër kur, përkundër të vërtetës, e arsyeton sulmin e tij ndaj studentëve protestues me narracionin e rremë të regjimit të Serbisë).

A të çuditemi? Do të çuditesha po të vepronte ndryshe. Njeriu që e pranon se në Kosovë gjatë luftës shqiptarët kanë ushtruar terror, natyrisht se insiston që simboli i hegjemonisë së Serbisë të mos preket. Problemi është se ky njeri e ka zaptuar postin e Presidentit të Republikës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*