ShowBiz

Ylli i telenovelave humb kontrollin, godet me grusht gazetarin (Video)

Ylli i telenovelave meksikane, Eduardo Yanez ka treguar një anë tjetër të karakterit të tij gjatë një interviste në tapetin e kuq, ku humbi kontrollin.

Ai nuk arriti të përmbante veten dhe goditi me grusht gazetarin Paco Fuentes, i cili i bëri një pyetje për djalin e tij.

Dihet se marrëdhënia e Eduardo dhe djalit të tij nuk është aspak e mirë dhe u komentua për një kohë të gjatë gjendja e vështirësuar ekonomike e këtij të fundit.

“Nëse jeni aq të shqetësuar për djalin tim, dërgojani paratë ose shkoni jepjani,”  – tha aktori pas pyetjes së parë nga Fuentes.

Kur pyetjet po vazhdonin, Eduardo e kapi nga dora dhe e goditi në kokë gazetarin, veprim për të cilin kërkoi falje në Twitter.

“Dua t’i kërkoj falje të sinqertë publikut dhe personit të prekur nga veprimi im. Nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë. Jeta ime personale nuk është në shitje,” – shkruajti ai. Nuk dihet nëse gazetari e ka raportuar në polici ngjarjen.

Komentoni