Lajme

Ylli i Skënderbeut konfirmon largimin, por nuk zbulon klubin e ri

Një merkato tepër e fshehtë mbetet ajo e Liridon Latifit. Lojtari ka pohuar se për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut.

Mesfushori është shprehur për “Sport Ekspres” se e ka gjetur ekipin e ri, por refuzon ta zbulojë atë. Pas përfundimit të aventurës europiane me ekipin korçar, do të bëhet i mundur edhe transferimi i tij në klubin e ri.

“Emër nuk mund ttë them. Mjafton që ju thashë se gjithçka është e mbyllur dhe unë largohem sapo të përfundoj aventurën. Tani dua të mendoj për Skënderbeun për të kaluar edhe këtë tur, pse jo edhe tjetrin”, janë fjalët e yllit të Skënderbeut.

Nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës apo do të kalojë në ndonjë skuadër për të cilat është aluduar më herët një kalim i mundshëm i Latifit.

Kujtojmë që interes kanë treguar skuadrat si Genk, Ostende, Grasshopers e Sion, por gjithashtu edhe nga Dinamo e Zagrebit apo klube ruse e Astana në Kazakistan.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*