Bota

William Perry: Lufta bërthamore nuk ka qenë kurrë më afër

Bota nuk ka qenë kurrë kaq afërt fillimit të një lufte bërthamore, thotë ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, William Perry.

Perry, i cili ishte kreu i Pentagonit nga viti 1994 deri 1997, ka thënë se modeli i vjetër i konfliktit midis fuqive bërthamore, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, nuk është zhdukur kurrë.

Si tjetër arsye për shqetësim, Perry përmendi atë se Shtetet e Bashkuara dhe konkurrentët e saj më të afërt, Rusia, Kina, India dhe vende e tjera janë në një garë të pazakontë për të rritur forcën e armatimit, transmeton lajmi.net.

Ish- Ministri kujtoi se Pentagoni tashmë ka paralajmëruar se është e nevojshme se në 20 vitet e ardhshme të ndahen rreth 450 miliardë dollarë për të bërë bomba të reja, nëndetëse dhe raketa.

Perry theksoi me ironi se të gjitha këto po ndodhu në fund të mandatit të presidentit Barak Obama, i cili në prill të vitit 2009, në fjalimin e tij në Pragë kishte premtuar se do të punojnë për një bote pa armë bërthamore.

Komentoni