Lajme

Walles: I rëndësishëm angazhimi kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni priti në takim ambasadorin amerikan Jacob Walles, që aktualisht është këshilltar i lartë në Byronë e Antiterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Walles zhvilluan një bisedë përmbajtjesore lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, luftëtareve të huaj dhe terrorizmit. Ambasadori Walles vlerësoi lartë punën që kanë bërë organet e rendit në Kosovë në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet e huaja.

Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm, po ashtu u bisedua edhe për aspektet e veçanta të bashkëpunimit në të ardhmen midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fushë. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*