Kosova

VV-Viberi: Dërguti u largua dhunshëm, VV fitoi Prishtinën në këmbim të votës në Ferizaj

Sërish kanë dalë në sipërfaqe bisedat ndërmjet aktivistëve të VV përmes Viber, ku biseda zhvillohet rreth arritjes së fitore në Prishtinë me ndihmën e PDK në këmbim të fitores në Ferizaj të ndihmuar nga VV, raporton Kosova.info.

Gjithashtu aty përmendet edhe largimi i dhunshëm i Aida Dërgutit para mbledhjes së VV. Madje Molliqaj në komunikim me Goranin thotë se VV është nën kontroll të komunistëve të Tiranës.

Por nuk zbardhet në tërësi kush është qenefi kundër të cilit po punohet në Amerikë bashke më Volkerin.

Gorani: Si kaluat sonte o i forti jonë?

Molliqaj: Nuk ka më keq…Aidën dhunshëm e detyruan me dhan dorëheqje para mbledhjes.

Gorani: Kjo dmth që ju kanë marrë adutin

Molliqaj: Po po dhunshëm e banën këta të Tiranës , po edhe pak e kam ma jau shkerdhy robt boikenit, Elvisit e tjerëve

Gorani: Hajde hajde a dmth qe VV është nën kontroll të komunistave të Tiranës?

Molliqaj: Aktualisht po , për fat të keq.

Gorani: Të pashë në foto në Tiranë me Florinin, a ka ndonjë gjë të re?

Moliqaj: Jo shumë , por më tha që është tu punu shumë kundër këtij qenefit në Amerikë bashkë me Volkerin

Topalli: Spo kuptoj kurgjo, cili është qenefi hahah

Gorani: Qenefi është m… i Aidës. Ati ynë kreteni i VV

Topalli: Dug e teprove pak

Gorani: për besë , nuk di si ta quajë ndryshe atë njeri

Ju e dini kam ik nga zmija për me ardh në VV. Të gjitha të mirat i kam pas, por po më vjen turp para fëmijëve me fol për VV-në.

Topalli: Deri diku ki të drejtë .

Asnjë partner sna la, beso mos tke Petriti dhe ate pa dijen e Albinit nuk kem tu e fitu as Prishtinen

Gorani: Cili Petrit bre?

Topalli: Recica.

Gorani: shihe që edhe Shiku kontribues i fitores së tyre.

Sejdiu: o Dug ti e din ëin-ëin. Ne e ndihmuam në Ferizaj ata në Prishtinë.

Gorani: dmth që koalicioni më efektiv paska qenë VV-SHIK:D

Molliqaj; Ejo shkova se kam takim me Rexhën , tung njëher. /Kosova.info/

Komentoni