Kosova

VV: Vazhdimi i paraburgimit ndaj aktivistëve, vendim totalitar

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj ndaj gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje.

VV përmes një njoftimi ka thënë se ky vendim përveçse është i papranueshëm dhe skandaloz, është dëshmi se shteti i Kosovës dhe institucionet e tij ka marrë modelin e shtetit totalitar, ku Policia përzihet në punët e Prokurorisë dhe gjykatave, duke ua imponuar vendimet për të arrestuarit.

“Ne kërkojmë nga organet e drejtësisë që të heqin dorë nga këto vendime dhe nga shërbimi ndaj grupimeve kriminale, siç është klani Pronto. Dhe i bëjmë me dije pushtetit, se këto veprime nuk do të zbehin në asnjë moment aktivitetin e Lëvizjes sonë kundër këtij regjimi që po ecë hapave të regjimeve totalitare. Mbesim të përkushtuar dhe do të angazhohemi me gjitha kapacitetet tona që të çlirojmë institucionet e kapura nga klani Pronto, në mënyrë që të kemi një shtet të së drejtës, një shtet demokratik dhe ligjor”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Komentoni