Lajme

VV te shtëpia e prindërve të Veselit, përplaset me policinë

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë tentuar t’i afrohen shtëpisë së prindërve të kryeparlamentarit, Kadri Veseli, e cila gjendet në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se ata janë ndalur nga Policia e Kosovës.

Situata ka filluar të eskalojë, me shtyrje dhe përplasje mes simpatizantëve të Vetëvendosjes dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 

Aktivistët e kësaj Lëvizjes, po mbajnë në duar një baner ku shkruhet: ‘ Veriu nuk ndahet, Perëndimi nuk falet”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*