Kosova

VV: Të dënohen sulmuesit e Vehbi Kajtazit

Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon rëndë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Ky është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e dënohet sa më parë prej organeve të rendit. Lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale.

“Ngjarjet e tilla nuk bën të ndodhin dhe duhet të dënohen nga të gjithë. Liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar edhe si fakt e realitet, jo vetëm në tekstet e këtij shteti të dobët.

Një vend i pasigurt për gazetarët, është i pasigurt për të gjithë.

I urojmë z. Kajtazi shërim dhe që ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje. Duhet të gjejë forcë që të mos dorëzohet para këtyre veprimeve kriminale”, thuhet në komunikatë. /KI/

Komentoni