Kosova

VV: Lironi aktivistët – arrestoni ‘Prontot’

Aktivistit Imer Fejza i janë shqiptuar 30 ditë arrest shtëpiak, pas arrestimit të tij në aksionin politik tek shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicë.

“Ky pushtet, të cilit i kanë rënë të gjitha maskat dhe korrupsioni e krimi i ka dalë në shesh, po e lufton Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ne jemi mësuar me taktikat policore, por pushteti duhet ta dijë tashmë që këto as nuk na dobësojnë dhe aq më pak të na frikësojnë.

Përsërisim se problemi i Mitrovicës është ndarja e qytetit dhe strukturat paralele para të cilave pushteti dhe Kadri Veseli i mbyllin sytë. Problem i qytetit është varfëria e madhe dhe strukturat e SHIK-ut të cilat i mirëmban Kadri Veseli.

Mbajtja e Imerit është e padrejtë. Ne kërkojmë lirimin e tij dhe ndjekjen e kriminelëve të pushtetit”. /KI/

Komentoni