Kosova

VV: I përsëritëm Zhbogarit qëndrimet tona për demarkacionin dhe krimet

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, është pritur nga udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje në takimin lamtumirës.

Sipas kryetarit të kësaj lëvizje Visar Ymeri, ata biseduan për situatën politike në vend, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Ymeri thotë se i ka shprehur Zhbogar qëndrimin e kësaj lëvizje për kundërshtimin e demarkacionit me Malin e Zi si dhe qëndrimet e tyre kundërshtuese për praktikën siç thotë ai kriminale të regjimit.

“Zhbogar u njoftua edhe një herë me qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me çështjen e demarkacionit, dhe futjen e kësaj çështjeje si kriter për liberalizimin e vizave. Po ashtu shprehëm kundërshtimin tonë ndaj praktikës kriminale të regjimit aktual dhe domosdonë e ndryshimeve rrënjësore në Kosovë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Komentoni