Kosova

VV dhe AAK vazhdojnë të jenë kundër Demarkacionit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të jenë kundër Demarkacionit.  

Ai ka postuar një fotografi me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, duke shkruar se si opozitë janë duke bërë më të mirën për vendin.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një takim miqësor në Therandë dhe shumë diskutime politike, me Aida Dërgutin nga Lëvizja Vetëvendosje,

Si opozitë vazhdojmë të jemi kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe Zajednicës.

Si deputet, jam i interesuar ti takoj të gjithë, që përmes diskutimeve dhe ideve të ndryshme ta bëjmë më të mirën për vendin.

Komentoni