Kosova

VV: Bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një kumtese rithekson që nuk është dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve.

“Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë. Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore.

Anipse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën për të zbardhur rastet e sulmeve me bomba”, thekson Vetëvendosje. /KI/

Komentoni