Kosova

Vushtrri: Mërgime Berisha zgjedhet kryetare e FRAKR-së

Në vazhdën e procesit te riorganizimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, është mbajtur Konventa e IV e Forumit Rinor, të Degës së AKR-së në Vushtrri.

Ne prani te 137 delegateve, me shumicë votash kryetare e Forumit Rinor në degën e AKR-së në Vushtrri, u zgjodh znj. Mërgime Berisha, ndërsa më pas u zgjodhën edhe organet tjera drejtuese.

Kryetarja e sapo zgjedhur znj. Mërgime Berisha, në fjalën e saj para delegatëve tha se do të angazhohet për një rini më aktive, si dhe në implementimin e planeve të cilat programi i AKR-së i ofron për rininë.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Kryetari i Mitrovicës nga radhët e AKR-së, z. Agim Bahtiri, i cili para delegateve tha se rinia është shtylla kryesore në të cilën bazohet AKR-ja.

“Rinia kërkon mundësi të reja, kërkon punë, ajo kërkon sistem më të mirë arsimor i cili do të ngritë cilësinë profesionale dhe rrjedhimisht mundësitë për qeverisje më të mirë. Tash është koha e njerëzve të zhvillimit ekonomik dhe e njerëzve që janë dëshmuar si storie suksesi”, ka thënë Bahtiri, duke shtuar se AKR synon që në zgjedhjet e ardhshme të merr drejtimin e Qeverisë, në mënyrë që të implementohet programi ekonomik e zhvillimor i AKR-së.

Në këtë konventë të pranishëm ishin edhe Nasuf Aliu – Koordinator i degës së Vushtrrisë, Arta Haxha – Drejtoreshë për Zhvillim Rural dhe Bujqësi në Komunën e Vushtrrisë nga radhët e AKR-së, Vesel Makolli – Koordinator i zgjedhjeve në AKR, Sheqir Kutllovci – anëtar i grupit koordinues për organizimin e zgjedhjeve, Sami Boroci – Koordinator i Forumit Rinor te AKR-së, Besart Vllahinja – Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës nga radhët a partisë, si dhe shumë mysafirë të tjerë që kishin ardhur për ta përcjellë këtë konventë. /KI/

Komentoni