Lajme

Vulin: Në Bruksel do kërkohen arsyet e zvarritjes për formimin e ASK

Ministri i serb në Qeverinë teknike, Aleksandar Vulin, ka theksuar se mosgatishmëria e Prishtinës dhe frika e politikanëve shqiptarë nga AKS, është arsye për zvarritje të formimit të saj.

Vulin ka thënë se ka frikë se Asociacioni i Komunave serbe do të rëndojë marrëdhëniet në bashkësinë politike shqiptare.

“Është shumë vështirë të kuptohet pse Prishtinës i tolerohet zvarritja e formimit të AKS-së”, ka thënë Vulin, raporton TV Most.

Ai ka theksuar, se në takimin e ardhshëm teknik Beograd- Prishtinë se do të shtrohet pyetja se deri ku është arritur me formimin e AKS-së dhe cilat janë arsyet e zvarritjes.

Sipas tij, Beogradi ka përmbushur të gjitha ato që kërkohen për formimin AKS-së.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*