Rajoni

Vujosheviq – Dodikut: Po, Sërbia mban përgjegjësinë për luftë

Selektori I reprezentacionit në basketboll të BH, Dushko Vujosheviq I është përgjigjur kreut të RS Milorad Dodikut, I cili e ka diskualifikuar për tërë jetën. Dodik ia zë për të madhe Vujoshevicit që Serbisë I bie faji më I madh për luftë në hapësirat e ish RSF të Jugosllavisë. “E kam dhënë një intervistë në gazetën “Vreme”. Qëndroj pas secilës fjalë, nëse është transmetuar saktë. Nuk jam historian, por kaloj jetën me sy të hapur”, filloi rrëfimin Vujoshevic në emsionin “Presing” në televizionin H1:

“Nuk më pëlqen që në pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë edhe këto hapësira , që ato nacionalizmat e djathtë kanë fituar. Ajo luftë qytetare, që ishte më I rëndi prej të gjithave, nuk ka përfunduar me pastrim, por ka mbajtur predispozitat për luftra të reja. Duhet bërë vaksina kundër luftrave të ardhshme, dhe këtë nuk e shohë këtu”.

Vujosheviq më pas foli për fajësin e luftës qytetare.

“Pse lufta qytetare nuk është shmangur, do të duhej, që përgjegjësin pak më të madhe të bart Serbia, pasi ka kontrolluar ushtrinë dhe ka më shumë banorë”, tha ai. .

Kam qenë në ndeshje asokohe kur jugu skandonte : Slobo derisa veriu përgjigjej” Slobodo”. Në fund Dushko ka poentuar: “ Nuk e kam me rëndësi kush është serbi, kroati, shqiptari, boshnjaku..Për mua është me rëndësi  kush cfarë njeriu është”./KI/

 

 

Komentoni