Lajme

Vujiçiq në grevë urie, ka dy kërkesa për Shpend Ahmetin

Kryetari i Shoqatës së malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, sot në mëngjes ka filluar grevën e urisë me kërkesën që në Prishtinë të kthehet busti i Boro Vukmiroviqit dhe tabela e rrugës me emrin Radovan Zogoviq.

Vujiçiq për RTV KIM ka thënë se e ka filluar grevën e urisë pasi është i pakënaqur me autoritete lokale të Prishtinës.

Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga greva derisa kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti të mos e kthejë bustin e Boro Vukmiroviqit që gjendej afër atij të Ramiz Sadikut në Parkun e Prishtinës si dhe tabelën e rrugës me emrin, Radova Zogoviq

“Dikush për herë të tretë po e heq tabelën me emrin Radovana Zogoviq. Unë kam lindur këtu dhe dëshiroj që rruga që ka eksituar me këtë emër të kthehet. Ne e kemi kthyer por dikush po heq”, ka thënë Slobodan Vujaçiq. 

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*