Kosova

Vuçiq ‘zbutet’ para amerikanëve, nuk flet për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po qëndron në Uashington për një vizitë zyrtare. Ai zhvilloi takime me nën/presidentin, Make Pence si dhe kryetarin dhe bashkë-kryetarin e Nënkomitetit të Senatit për Evropën, Senatorin Ron Hohnson dhe Chris Murphy.

Pas takimit me zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit, Vuçiq theksoi se biseda me to ishte rreth marrëdhënieve në rajon, investimet në shtetin e tij si dhe disa çështje të tjera.

Ndryshe prej përfaqësuesve të tjerë të Beogradit, presidenti serb u tregua i ‘butë’ me deklaratat ndaj shtetit më të fuqishëm në botë. Ndërsa nuk e tha asnjë fjalë të vetëm për Republikën e Kosovës.

“Unë jam shumë i kënaqur me bisedën që patëm mbi të gjitha për çështje dhe marrëveshje ndërmjet dy shteteve tona. E ritheksoj se Serbia nuk ka lidhje me anti-amerikanizëm”, u shpreh ai, transmeton Indeksonline

Ndryshe, Vuçiq prite të gjatë ditës së sotme të takohet edhe me përfaqësuesit e Organizatës së Këshillit të Biznesit për Mirëkuptimin Ndërkombëtar dhe Cisco do të marrë pjesë në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit.

Komentoni