Lajme

Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi: Duhet gjetur zgjidhje të pranueshme!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takimin e sotshëm me njërën nga përfaqësueset e BE-së, Andelina Ejhors, vuri në dukje nevojën e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në favor të gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme.

“Çdo zgjidhje deri më tani ishte shumë e vështirë për palën serbe, e cila kishte angazhim për paqen dhe stabilitetin, por Serbia nuk mund të dal vullnetare për shkeljen e interesave të veta shtetërore dhe kombëtare”, ka thënë Vuçiq.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se rruga evropiane e Serbisë do të negociohet në bazë të dinamikës së planifikuar.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*