Kosova

Vuçiq kërkon rikthimin e serbëve në Kosovë

Kryeministri i Serbisë, Aleksadar Vuçiq, gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar që shteti i tij refuzon të njoh pavarësinë e Kosovës, dhe është i vendosur në gjetjen e një zgjidhje politike përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Vuçiq ka thënë që duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, Serbia jo vetëm që mbron ligjet ndërkombëtare, ofron siguri dhe paqe internacionale, ajo gjithashtu mbron edhe identitetin historik kombëtar.

Ndërsa, sipas tij, veprimet e njëanshme rrezikojnë paqen dhe rregullin ndërkombëtar, veçanërisht duke nxitur situatë të njëjtë tek shtetet që janë duke u përballur me shkëputje të tilla.

Për me tepër ai ka deklaruar që Kosova po përballet me problemin luftërave të huaja duke thënë që krahasuar me popullatën Kosova ka më së shumti ushtarë prezent në radhët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe Levant.

Vuçiq gjithashtu kërkoi edhe rikthimin e personave të zhvendosur gjatë luftës duke theksuar që janë rreth 204,000 persona të zhvendosur nëpër Serbi.

Ndërsa dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës cilësoi si të nevojshëm për të mbajtur stabilitetin në rajon dhe për të rregulluar marrëdhëniet në mes të këtyre dy shteteve.

Komentoni