Rajoni

Vuçiq ia dhuroi një biçikletë Erdoganit me emrin e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, si dhe delegacionin e biznesmenëve turq

Me këtë rast, ndër të tjerash, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan i ka dhuruar Vuçiqit një biçikletë, në të cilën shkruante “Aleksandar Vuçiq” dhe një shah, ndërsa Vuçiq i dha atij një qilim.

Takimit në fjalë i janë bashkuar edhe dy bashkëshortet e tyre, gruaja e Erdoganit Emina, si dhe Tamara Vuçiq. Ndërkohë është raportuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrat e të dy vendeve nënshkruan sot në Beograd 12 marrëveshje mes Beogradit dhe Ankarasë.

Komentoni