Kosova

Vuçiq: BeH nuk do ta njohë Kosovën, derisa ne të ndryshojmë qëndrim

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia e BeH kanë raporte miqësore dhe që ka marrë mbështetje nga anëtarët e Kryesisës së BeH-së se nuk do ta njohin Kosovën, derisa Serbia nuk do të marrë qëndrim tjetër.

“Qëndrimi i Kryesisë së BeH është që, derisa Serbia nuk merr ndonjë qëndrim tjetër karshi Kosovës, të ketë qëndrim të njëjtë me Serbinë” deklaroi Vuçiq, njoftojnë mediat serbe.

Tutje ai shtoi se bisedimet me Kryesinë e BeH nuk ishin të lehta, por që “ ata erdhën këtu që të gjejmë zgjidhjen së bashku”, transmeton RTK.

Bëhet e ditur se Kryesia e BeH, në përbërje të Bakir Izetbegoviqit, Dragan Çoviqit dhe Mlladen Ivaniqit, ishte në vizitë zyrtare në Beograd.

Komentoni